“Një vrasës me pagesë pranë portës kundërshtare”. Ky është sinonimi më i mirë për ish-sulmuesin e Drenicës, Brahim Vojvoda, që dikur detyronte çdo ‘gardian’ të portës të nxjerrte topin nga rrjeta.
Aktualisht trajner i moshave tek skuadra e Drenicës, por që dikur përbënte shqetësim për çdo mbrojtës brenda fushës, shkruan Gazetasheshi.com. Vojvoda ishte zgjedhur disa herë si golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit kosovar, derisa edhe “het trikët” ishin bërë të zakonshëm për të.
Më poshtë ju sjellim një video teksa realizon tre golësh përballë njërës ndër skuadrat më të mira në futbollin e pasluftës në vend: