Feronikeli dhe Drita janë takuar sonte në një darkë mes kryesive të dy klubeve.
Është zyrtari i Dritës, Fisnik Kërqeli, që ka postuar një foto në Facebook, nga takimi me drejtuesit e Feronikelit, që kryesohen nga kryetari, Ekrem Elshani, shkruan Gazeta Olle.
Transferimi i ndonjë lojtari nga Feronikeli në Dritë, mund të jetë njëra nga arsyet e mëdha të takimit.