Arrestohet 20 vjeçari që vidhte nëpër barnatoret dhe furrat e Vitisë
Policia e Kosovës, drejtoria rajonale e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar një person të moshës 20 vjeçare, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në tri barnatore dhe dy furra buke në Viti.
Sipas policisë, i arrestuar është 20 vjeçar dhe është banor i fshatit Tushaj, të komunës së Kaçanikut, shkruan Indeksonline.
Lexoni njoftimin e plotë të policisë:
Pas një pune të gjatë dhe mirë të organizuar operative hetimore, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë kanë lokalizuar dhe e kanë arrestuar të dyshimtin E. T. (1996) me banim të përhershëm në fshatin Tushaj Komuna e Kaçanikut. I dyshimti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në lokalet e stacionit policor në Viti.
Janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se i njëjti është i përfshirë në së paku pesë (5) vepra penale të “Vjedhjeve të rënda” : tri barnatore farmaceutike dhe dy furra buke të gjitha në Viti .
I njëjti dyshohet se këto vepra penale i ka kryer në bashkëveprim me dy të dyshuar të tjerë Shqiptar Shtetas të Kosovës të cilët janë arrestuar ditë më parë po nga policia e Kosovës njësitet hetuese të Vitisë.
Këto vjedhje kanë ndodhur brenda muajit Shtator dhe Tetor 2016 .
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit Departamenti për Krime të rënda i dyshuari është ndalur për 48 orë .Rasti është duke u hetuar.