Këngëtarja Engjëllusha Salihu sapo e ka publikuar projektin e ri muzikor.
”Vjehrra e mirë” mban titullin kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net
Para publikimit të këngës Engji për lajmi.net pati treguar se për tekstin e kësaj kënge është kujdesur Abaz Selmani ndërsa u punua nën kompozim dhe orkestrim të Rrahman Kryeziut.
Ky projekt premton të ketë suksesin që ajo arriti me ‘Kanagjeqi’ dhe ‘Fustani i bardhë’, dy këngët të cilat janë klikuar mjaft shumë në kanalin zyrtar në Youtube dhe kemi pasur poashtu rastin t’i dëgjojmë edhe në dasma e ahengje të ndryshme familjare.