Vincente del Bosque ka thënë se Cristiano Roanldo është futbollisti më i mirë në histori të Real Madridit
Ish trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Vincente del Bosque beson se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të skuadrës spanjolle.
Krejt kjo për shkak të rekordeve që ka thyer, pa dashur të minimizojë atë që kanë arritur legjendat tjera.
“Ronaldo është futbollisti më i mirë në histori të Real Madridit për shkak të rekordeve që ka arritur, pa dashur të zvogëlojë atë që kanë arritur futbollistët tjerë”, tha Del Bosque gjatë një ngjarje sportive në Sevilla.