Lladrovci pranë rikthimit tek Feronikeli

Ish-kapiteni i skuadrës së Feronikelit, Lapidar Lladrovci, është afër të rikthehet tek skuadra e tij e fëmijërisë pas një aventure të kaluar në kampionatin shqiptar të futbollit, njofton faqja Fansat e Futbollit kosovar.

Lladrovci i cili e ka djerësitur me vite fanelën e Feronikelit ishte larguar nga kjo skuadër dy sezone më parë për të ju bashkuar skuadrës së Kukësit.

Aventura e Lladrovcit tek skuadra e verilindorëve përfundoi shpejtë, derisa mbrojtësi vuajti vazhdimisht nga lëndimet. Tani pas rikuperimit është i gatshëm për tu rikthyer në elitën e futbollit kosovar dhe skuadra e Feronikelit mund të jetë sërish destinacioni i tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë