Vehbi Berisha jep një sqarim në lidhje me subvencionet e Komunës së Drenasit për Klubet Sportive

Ditë me parë u publikua lista zyrtare e klubeve sportive të janë përzgjedh si përfituese të subvencioneve nga Komuna e Drenasit, ku me ç’rast u shfaqen edhe pakënaqësi të shumta në lidhje me shumën tejet të vogël të ndarë nga Komuna e Drenasit për disa Klube Sportive të Drenasit.
Madje Klubi i Shahut Drenasi reagoi në faqen e vetë në facebook duke e akuzuar se Komuna e Drenasit po tallet me klubin. Po ashtu këto pati shume dilema edhe në lidhje me atë se kush e mori ketë vendim për ndarjen e subvencioneve për Klubet e Sportit në Drenas.
Sqarimet e duhura për ketë çështje i dha anëtari i Kuvendit Komunal të Drenasit nga radhët e NISMA Socialdemokrate Vehbi Berisha i cili sqaroi se vendimin e mori Kryetari Komunës së Drenasit e jo Asambleja Komunale.
Për më shumë lexoni postimin e tij të plotë në facebook si në vijim:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, të nderuar sportdashës, këto ditë pas publikimit të listës zyrtare të ndarjes së subvencioneve për Klubet Sportive nga Komuna e Drenasit, kam pranuar mesazhe të ndryshme në lidhje me shqetësimet e udhëheqësve dhe anëtarëve të klubeve të ndryshme të sportit se nuk ka pasur trajtim të barabartë sa i përket shumës se mjeteve të ndara si dhe kanë bërë pyetje se kush e ka marr ketë vendim pasi që herëve tjera ka qenë Kuvendi Komunal i cili ka vendosur në lidhje me mjetet e ndara si subvencion për Klubet Sportive. Sqarojmë të gjithë sportistet, udhëheqësit dhe anëtaret e klubeve sportive se vlerësimin e kërkesave tuaja për ndarje të subvencioneve e ka bërë Komisioni i formuar nga Komuna – Drejtoria përkatëse ndërsa vendimin e ka marr Kryetari i Komunës së Drenasit sipas Rregullores me nr; 12-320-1933 të Komunës së Drenasit për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve. Pra këtë vendim nuk e ka marr Asambleja Komunale pasi që me miratimin e kësaj rregullore në vitin e kaluar kjo kompetence i është deleguar ekzekutivit komunal përkatësisht drejtorisë dhe Kryetarit të Komunës së Drenasit. Ju bëjë thirrje të gjitha klubeve të pakënaqura ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të ankimimit e cila parashihet edhe sipas rregullores së lartcekur.
PS: Duke klikuar linkun në vazhdim mund ta shkarkoni rregulloren për ndarjen e subvencioneve: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=15285
Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas