Skenderaj, Bekim Jashari përkulet para varrit të këtij dëshmori (FOTO)

Kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari së bashku me kabinetin e tij qeverisës ka përkujtuar veprën heroike të Beqir Mehës.
Në komunikatën nga Komuna e Skenderajt thuhet: “Për të nderuar veprën e tij në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit Beqir Meha, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Drejtorët komunal, udhëheqës të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, udhëheqës i stacionit policor në Skenderaj dhe familjarë, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë lapidarit të dëshmorit në Çubrel, në vendin e rënies së tij.
Kujtojmë që dëshmori, Beqir Meha ishte vëllau i heroit, Tahir Meha- i cili ra heroikisht me 13 maj 1981, poashtu, dëshmori Beqir Meha ishte njëri ndër luftëtarët e parë të orëve të lirisë si dhe bashkluftëtarë i Komandantit Legjendar Adem Jashari”./DrenicaPress/