Genta mysafire te “1KL”, por nëna e saj ia merr anën me bukuri (Foto)

Genta Ismajli tani ka nisur të bëhet goxha aktive e të paraqitet me të madhe nëpër emisione të ndryshme.

Këtë të diel ajo është e ftuar si mysafire në emisionin e Labinot Gashit – “1KL” bashkë me nënën e saj e cila i erdhi si surprizë Gentës në studio. Që të dyja kanë treguar shumë nga eksperiencat e tyre personale me njëra-tjetrën, e nuk kanë hezituar ta shprehin dashurinë mes vete.

Gashi i kishte rezervuar disa minuta me më shumë se 5 video, ku dolën dhe i shprehën dashurinë edhe dy motrat e saja e edhe tezja bukuroshe. “S’di qysh t’uroj që ma ke bo këta” – janë fjalët e Gentës si shenjë falënderimi ndaj moderatorit, përderisa këngëtarja u pa hapur që ishte emocionuar.

Që të dyja të veshura me të zeza në pjesën lartë, ato kanë shkëlqyer para syrit të kamerave. Genta Ismaili u pa të ketë veshur një fustan po ashtu të zi, përderisa nëna e saj kishte veshur xhinse blu. Ajo shihet çartë që ia kishte marrë anën bijës së saj, Gentës e cila po ashtu dukej bukur.

Çka ka bo kjo për mu, unë kurrë s’kom me mujt me ia kthy. E vlerësoj çdo gjë që bënë për mua, ndoshta nganjëherë edhe nuk shprehem. Edhe nuk muj me ta shpreh, por e vlerësojë gjithmonë. Lus zotin për shëndetin tond, gjithmonë, edhe për lumturin tonde. T’dua pafund. Isnahllah zoti t’ruan gjithmonë, se pa ty nuk om çka boj.” – janë fjalët e këngëtares Ismajli drejtuar nënës së saj.

Edhe nëna e saj, përcjellë GazetaBlic, nuk e la Gentën pa ia thënë disa fjalë nga zemra, ajo u shpreh: “Kjo e din që do të jem deri në minutën e fundit, do ta përkrahi për gjithçka. Edhe për karrierë edhe për çka ka nevojë. Unë jam ty për të, e dua shumë. I falënderohem që gjithmonë më ka ndëgjuar, këshillat e mia – nuk kam fjalë më të mëdha për të, e dua shumë“.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë