​KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve në Drenas

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas, që janë mbajtur më 4 dhjetor të këtij viti.

Kryesuesi i KQZ-së Sami Hamiti, tha se meqë nuk ka pasur asnjë ankesë KQZ-ja certifikoi  këto rezultate:

Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë 9 mijë e 458 vota,  Isa Xhemajaj i NISMA-s 5 mijë e 462 vota dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori 2 mijë e 633 vota.

Edhe për kandidatë të tjerë në garë mbesin rezultatet e njëjta të shpallura në mbledhjen e parafundit nga KQZ-ja.

Po ashtu sot në mbledhjen e KQZ-së  Këshilli për Operacione Zgjedhore ka miratuar dizajnin e fletëvotimit me dy kandidatë që do të garojnë për balotazh në Drenas.

Numrat nuk kanë ndryshuar nga raundi i parë i zgjedhjeve.

Ramiz Lladrovci ka numrin 13, ndërsa Isa Xhemajlaj 11.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë