Blerim Krasniqi në garë për Asamblenë e Drenasit: “Angazhimi im, në shërbim të komunitetit”

Blerim Krasniqi, i njohur për angazhimin e tij si udhëheqës i fshatit Negroc, ka zyrtarizuar kandidaturën për Asamblenë Komunale të Drenasit nga radhët e Nismës Socialdemokrate.
Në një adresim publik, Krasniqi theksoi se përvoja e gjatë në shërbim të komunitetit e ka motivuar që për herë të parë të kërkojë votën e qytetarëve për këtë pozitë. Ai u shpreh se gjatë viteve ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në realizimin e projekteve infrastrukturore, arsimore dhe në përmirësimin e mirëqenies së banorëve.
“Synimi im është që këtë përvojë ta shndërroj në një angazhim më të gjerë – për të përfaqësuar me dinjitet interesat e qytetarëve të Drenasit në Asamblenë Komunale,” tha Krasniqi.
Programi i tij bazohet në tri shtylla kryesore:
Përfaqësim të ndershëm dhe transparent
Zhvillim të barabartë të fshatrave dhe qytetit
Projekte konkrete në shërbim të komunitetit
Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve që ta përkrahin në këtë rrugëtim politik, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të sinqertë mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për komunën e Drenasit.