BD: Nuk do të tolerojmë shantazhe nga portalet gjatë zgjedhjeve në Drenas

Partia politike “Bashkimi Demokratik” në Drenas ka dalë me një njoftim për opinionin publik, duke paralajmëruar se të gjitha portalet që, sipas tyre, krijojnë një ambient shantazhues dhe nënçmues gjatë garës zgjedhore 2025, do të përballen me reagimin e tyre në institucionet përkatëse, transmeton portali DrenicaOnline.
Në komunikatë thuhet se BD do të jetë shembull për korrektësi, parime etike dhe kualitet programor, ndërsa veprimet e “nëntokës politike” në Drenas nuk do të tolerohen.
“Nga Bashkimi Demokratik angazhimi për një garë të ndershme është i pakompromis”, përfundon reagimi i nënshkruar nga kryetari i kësaj partie, Prof. Dr. Ajvaz Berisha.