Kushtrim Veseli: Liria erdhi nga gjaku i dëshmorëve dhe guximi i luftëtarëve

Kushtrim Veseli, kandidati i Nismës për Asamblenë Komunale në Vushtrri, ka përkujtuar me respekt të lartë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.

“Lavdi të përjetshme UÇK-së! Liria erdhi nga gjaku i dëshmorëve dhe guximi i luftëtarëve. Amaneti i tyre nuk shkelet”, ka thënë Veseli, duke shprehur mirënjohjen dhe përkushtimin ndaj sakrificave të heronjve tanë.

Me këtë mesazh, ai thekson lidhjen e fortë me historinë dhe përkushtimin për të vazhduar rrugën e ndërtimit të Kosovës./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë