Tara i bashkon sërish Bleron dhe Teutën në semimaturë

Tara Muharremi, vajza e këngëtarit Blero dhe aktores Teuta Krasniqi, ka festuar ditën e djeshme semimaturën – një nga momentet më të rëndësishme të adoleshencës së saj. 

Ngjarja u kthye në një moment të veçantë jo vetëm për Tarën, por edhe për ndjekësit e ish-çiftit të njohur të showbizit shqiptar.

Në një foto të publikuar në Instagram, Tara shfaqet përkrah të dy prindërve të saj, Bleros dhe Teutës, të buzëqeshur dhe të qetë, në një imazh që bëri xhiron e rrjeteve sociale. 

Pavarësisht ndarjes së tyre disa vite më parë, Blero dhe Teuta duket se ruajnë një raport të respektueshëm dhe të shëndetshëm për hir të vajzës së tyre. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë