Vdes e reja nga aksidenti në Polluzhë, i fejuari i saj jashtë rrezikut për jetë

Burimet e DrenicaOnline kanë konfirmuar se një femër rreth moshës 25-vjeçare ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda që mori nga aksidenti tragjik i ndodhur sot në fshatin Polluzhë të Drenasit.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në aksident ishte i përfshirë edhe i fejuari i viktimës, i cili ka pësuar lëndime trupore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të lënduarit fillimisht janë dërguar në QKMF-në e Drenasit, ndërsa më pas janë transferuar për në QKUK. Mjeku kujdestar në emergjencë, pak para orës 17:00, ka konfirmuar ndarjen nga jeta të të resë.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në komunën e Drenasit.
DrenicaOnline do të ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet e reja rreth këtij rasti tragjik.