KB Peja ka mposhtur KK Sutjeska me rezultat 76:74 në kuadër të Ligës Ballkanike
KB Peja ka shënuar fitoren e tretë në katër ndeshje në Ligën Ballkanike, pasi ka mposhtur skuadrën e KK Sutjeska 76:74.
Mysafirët e nisën shumë më mirë takimin dhe në fund të pjesës së parë ishin 11 pikë epërsi 24:35.
Por, KB Peja u rikthye në pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin dhe kaluar në epërsi, por për fat të keq nuk arriti ta mbante deri në sekondat e fundit, duke shkuar në vazhdime 64:64.
Gjatë vazhdimeve KB Peja ishte më e mirë, duke shënuar në sekondat e fundit me anë ët Alban Veselit, për të fituar 76:74.