Betim Gjoshi: PDK, parti me rrënjë historike dhe unitet për të ndërtuar Kosovën e së ardhmes
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka theksuar historinë dhe rëndësinë e partisë që ai përfaqëson, duke e cilësuar atë si një produkt të procesit historik e kombëtar.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk është një parti e ideuar në rrethana të zakonshme, por ka lindur në mesin e një procesi historik nga njerëz që dhanë gjithçka për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, deklaroi Gjoshi.
Ai vuri në dukje se sot PDK është më e bashkuar se kurrë dhe e përkushtuar për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të mirë, duke nënvizuar rolin e figurave historike si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, si dhe udhëheqësinë aktuale të Bedri Hamzës dhe Memli Krasniqit./DrenicaOnline/