Kikboksieri nga Drenica, Azdren Krasniqi, synon titullin e botës në K-1 këtë të diel

Azdren Krasniqi, sportisti i shquar nga Drenica i cili jeton në Gjermani, do të ngjitet këtë të diel në ring për meçin e tij më të rëndësishëm deri më tani, duke synuar titullin e botës në disiplinën K-1, transmeton DrenicaOnline.

Në këtë përballje historike, Krasniqi do të duelojë me kundërshtarin francez, Mike Wassermann, në një ndeshje që pritet të tërheqë vëmendjen e madhe të adhuruesve të këtij sporti.

Meçi do të zhvillohet në arenën prestigjioze “Kuspo Munchenstein” në Zvicër, ku Azdreni synon të shkruajë historinë dhe të konfirmojë talentin e tij në arenën ndërkombëtare.

Krasniqi, i cili ka një karrierë të shkëlqyer në kikboks, është duke u përgatitur me përkushtim për këtë sfidë, duke shpresuar që të ngrejë lart flamurin e Kosovës në këtë moment të rëndësishëm./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë