Ky është Isa Gashi, organizatori i tubimit madhështor të PDK-së në Gjermani

Kryetari i PDK-së për pjesën veriore të Gjermanisë, Isa Gashi, ka arritur të organizojë një nga tubimet më madhështore të kësaj partie në diasporë, të mbajtur në qytetin e Hannoverit.

Në këtë tubim mori pjesë edhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, i cili bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë të PDK-së shprehu mirënjohje të veçantë për organizimin dhe pjesëmarrjen masive, transmeton DrenicaOnline.

Zyrtarët e lartë të PDK-së nga qendra u shprehën të mahnitur nga mobilizimi dhe atmosfera që dominonte në këtë ngjarje, duke e cilësuar si një shembull të jashtëzakonshëm të mbështetjes nga diaspora.

Ata falënderuan Isa Gashin për përkushtimin dhe kontributin e tij të pandalshëm në forcimin dhe promovimin e PDK-së jashtë Kosovës, duke e vlerësuar si një shtyllë të rëndësishme të partisë në diasporë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë