Biznesmeni Isak Neziri e ndihmon Drenicën

Biznesmeni nga Drenica, Isak Neziri, ka shprehur entuziazmin e tij për përkrahjen që po i jep klubit të futbollit të zemrës, KF Drenica. Me fjalët “Krenar për çdo hap të këtij udhëtimi dhe falënderues për mirënjohjen e marrë nga klubi,” Neziri theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë për sukseset e klubit të tij të dashur, duke u shprehur: “Forca Drenica, përpara drejt sukseseve të reja!”

Edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, e ka pritur në takim afaristin e suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, nga Krasmirofci i Skenderajt.

Në takim, u diskutua mundësia e bashkëpunimit për mbështetjen e sektorit privat në Skenderaj dhe për ndihmën që kompanitë kosovare të hyjnë në tregun gjerman.

Kryetari Nura e falënderoi Nezirin për kontributin e tij, duke përmendur veçanërisht ndihmën e tij të çmuar pas përmbytjeve të 19 janarit 2023, që goditën komunën e Skenderajt.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë