Asamblisti i VV-së entuziazmohet nga sulmi ndaj Muhaxherit – publikon pamje dhe flet për dajak
Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Berat Ganiqi, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, pamje nga momenti i sulmit ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. Mirëpo, më pas video është fshirë.
Ganiqi ka thënë se në fillim ishte informuar se Muhaxheri e kishte kryer sulmin, por se në video shihet ndryshe, raporton Express.
Para se të publikonte pamjet, Ganiqi kishte bërë një postim tjetër për këtë rast, ku kishe shkruar se “me sabah paska kërcit dajaku 🙃”
Në pamje shihen disa persona duke u grushtuar, e një moment edhe kur Muhaxheri rrëzohet në tokë.
“Kryetari nuk duhet sulmuar e as këto pamjet e shëmtuara nuk duhet rikthehen në Pejë. Mospajtimet zgjidhen me debate ndërsa në ketë rast mund të zgjidhen edhe me votë. P.s Video është publikuar ashtu siç është dërguar, në fillim jam informuar që kryetari e ka bërë sulmin por në video shihet ndryshe”, ka shkruar Ganiqi.
Muhaxheri ka reaguar pas sulmit duke thënë se është shëndosh e mirë.
Për rastin tashmë janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët janë ndaluar për 48 orë.