Rreth ndeshjes së sotme në Kampionatin Botëror – Luan Morina nga Drenasi tërhiqet për shkak të lëndimit
Boksieri kosovar, Luan Morina, ka qenë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të boksit, por për fat të keq, ndeshja e tij kundër boksierit bullgar u anulua. Shkak për anulimin e ndeshjes u bë një dislokim në gjurin e djathtë të Morinës.
Edhe pse Luani kishte çdo gjë në favor të tij, si nga aspekti teknik ashtu edhe ai fizik, ky lëndim bëri që mjekët të ndërpresin garën. Si në çdo sport, një lëndim i tillë mund të ketë pasoja të mëdha për vazhdimësinë e garës.
Klubi i boksit, ku stërvitet Morina, ka shprehur keqardhje për këtë fat të keq dhe i ka uruar Luanit shërim të shpejtë, duke theksuar se ai do të rikthehet edhe më i fortë pas kësaj sfide.