Lansohet episodi i parë i serialit “Shpija e Madhe”

Seriali më i ri dramë dhe krim, “Shpija e Madhe”, sapo ka publikuar episodin e tij të parë. Ky serial sjell një pasqyrim të periudhës pas vitit 2014, duke u fokusuar te fenomeni i ikjes masive të shqiptarëve drejt vendeve perëndimore në kërkim të një jete më të mirë, transmeton DrenicaOnline.

Përmes një qasjeje dramatike, seriali paraqet sfidat me të cilat përballen familjet shqiptare, përfshirë ndikimin që ndryshimet socio-ekonomike kanë në jetën e tyre të përditshme. Familja protagoniste e serialit përballet me vështirësi të mëdha, teksa jeta e tyre ndryshon rrënjësisht si pasojë e emigrimit dhe presioneve ekonomike.

Ky projekt televiziv premton të sjellë një histori prekëse dhe të ngjeshur me ngjarje që pasqyrojnë realitetin me të cilin shumë familje shqiptare janë përballur gjatë viteve të fundit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë