Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhje, kthimi i Thaçit do të shkaktonte revolucion në Kosovë
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushatrku, ka bërë me dije se Drenica është gati për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai është shprehur i bindur për një rezultat pozitiv të PDK-së në këto zgjedhje.
Në një bisedë të shkurtër me gazetarin Berat Buzhale, e cila është publikuar në profilin e Buzhalës në “Tik Tok”, Lushtaku ka folur për mundësinë e lirimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se kthimi i Thaçit do të shkaktonte revolucion në Kosovës.
“Jo veç për PDK-në, por mendoj se kish ndodhur një revolucion në Kosovë”, ka thënë Lushtaku.
Ai ka treguar se nuk do të jetë kandidat për deputet në këto zgjedhje.
“Unë jo”, është shprehur ai, duke shtuar se rajoni i Drenicës gjithë ka qenë gati për zgjedhje.
“Drenica gjithmonë u kanë gati edhe për zgjedhje”, ka thënë ai.
Ai është shprehur optimist për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Drenica gjithë ka qenë me PDK-në, por kësaj radhe edhe qytetet tjera do të jenë me PDK-në”, ka thënë Lushtaku.