Pasardhësit e dy familjeve drenicase që u përballen një shekull me pushtuesin serb
Sot, kujtohen dy burra të rrallë të Drenicës që ishin sa të qetë, të matur, të kujdesshëm, po aq të vendosur në kryerjen e detyrave që kërkonin sakrificë të pafund, për të arritur deri te fitorja e lirisë së Kosovës.
Lulzim Nika, drejtori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas ka thënë se dy familje, që mbi anëtarët e tyre për një shekull shteti serb ushtroi dhunë dhe represionë vrasje, por nuk arriti të shuante idealin e lirisë së Kosovës.
“Të gjithë pjesëtarët e UÇK-së dhe shqiptarët kudo që ishin, u ndien me zemër të copëtuar për humbjen e Dr. Lec Gradicës dhe të veprimtarit të dalluar, profesorit Enver Haliti, por njëkohësisht tani që të gjithë jemi krenarë për veprat e tyre”, ka thënë Nika.
Dr. Leci dhe Prof. Enveri kanë rënë për të mos vdekur kurrë!
Sot, ne përulemi me respekt para dëshmorëve që dhanë jetën për liri.
Kujtimi për ta, na bën më të fortë dhe më të vendosur për Kosovën tonë te dashur.
Lavdi e përjetshme!