​Zyrtare: FFK vendos për Bunjakin dhe shtabin teknik

20_1481040180-2464202

Federata e Futbollit e Kosovës i ka dhënë mbështetje të fortë Albert Bunjakit dhe shtabit të Kombëtares së Kosovës

FFK edhe një herë tjetër ka treguar mbështetjen për përzgjedhësin Albert Bunjaki dhe shtabin e Kombëtares së Kosovës.

Kjo u tregua në mbledhjen që mbajti sot KE, ku analizojë ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës Rusia 2018.

“KE analizoi edhe ndeshjet kualifikuese të Përfaqësueses së Kosovës për kampionatin botëror Rusia 2018, duke falënderuar Shtabin teknik për angazhim si dhe duke përgëzuar futbollistët për përkushtim për të përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze”, thuhet në njoftimin e FFK’së.

“KE i jep mbështetje të plotë  Shtabit teknik dhe futbollistëve për vazhdimin dhe forcimin e punës në ekipin përfaqësueses. Në këtë drejtim u analizua edhe puna e të gjitha ekipeve përfaqësuese duke i inkurajuar Shtabet teknike për të vazhduar me një punë të mirëfilltë dhe profesionale në ndërtimin e ekipeve përfaqësuese”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë