Dy ndeshje të Superligës së Kosovës luhet sot, ‘Nikli’ i shkon Suharekës

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot ku në program janë dy ndeshje tjera.

Ferizaj është nikoqir i Llapit në kuadër të xhiros së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Pas fitores me Dritën, llapjanët kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive, ndërsa Ferizaj dëshiron këndelljen pas tri humbjeve radhazi.

Takimi tjetër është ai mes Suharekës dhe Feronikelit 74.

Suhareka është në formë të shkëlqyer ku nuk njeh humbje në katër ndeshjet e para.

Ndërkohë, Nikli do të kërkojë fitoren e parë të sezonit në Suharekë.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë