Lladrovci: Të gjithë keqbërësve ju them se nuk mund ta ndalni as sabotoni zhvillimin e komunës së Drenasit

Shkruan: Ramiz Lladrovci

Zhvillimi i komunës së Drenasit është mirë që po zgjon interesim brenda e jashtë komunës tonë. Frenuesit e zhvillimit të Komunës e presin ditën kur t’ju vie rendi për qeverisje do ta bëjnë zhvillimin dhe hapjen e perspektivës për investitorët. I siguroj ata asamblistë që i bllokojnë investimet dhe investitorët se koha e tyre nuk do të vije asnjë herë.

Nuk befasohem nga asamblistët e partisë Vetëvendosje, sepse, projektet e mendësisë së tyre janë ndihma sociale. Më befasojnë disa anëtarë të PDK-së nga qendra që ju pengon zhvillimi dhe investimi në Drenas dhe bëjnë presion te asamblistat e PDK-së për të mos e kaluar Listën paraprake të pronave.

Lista paraprake do të votohet dhe keqbërësit duhet ta kuptojnë se fati i Kosovës nuk lidhet me këtë listë, por, turpi për tendencën e bllokimit të zhvillimit të komunës së Drenasit, ju mbetet i pandashëm nga mandati.

Të gjithë keqbërësve ju them se nuk mund ta ndalni as sabotoni zhvillimin e komunës së Drenasit. Krijimi i vendeve të reja të punës dhe mirëqenia e qytetarëve është obligim yni. Pas votimit të Listës paraprake të pronave, qytetarët do të njoftohen për sfidat, akterët e sabotimit dhe keqbërësit që interesin personal e vendosin para interesit publik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë