Skuadra e Ligës së Parë në futbollin kosovar, Rilindja 1974 e ka suspenduar portierin Armend Ruxhi. Kjo pasi që skuadra dukagjinase dyshon se ai mund jetë përfshirë në “pazare” me skuadrën e Drenicës. Ruxhi pësoi dy gola të lehtë në ndeshjen e vikendit që lamë pas dhe pët këtë është suspenduar. “Reagim zyrtar.
Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV-të ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica, dhe pas analizimit të detajuar të video-incizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë, Armend Ruxhi deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura.
Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës së Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje.
Në videot e mëposhtme mund të shihni pamjet e golave të pranuara nga Armend Ruxhi” thuhet në njoftimin e Rilindjës 1974./Indeksonline/