Kosova e shtrenjtë në gjithçka, edhe kafja tani shërbehet me 2 euro (Video)
Ani pse Kosova nuk njihet për paga të larta, kafiteritë në vend i kanë shtrenjtuar çmimet e tyre.
Tashmë në Kosovë në shumë pak kafiteri mund të ketë dallim “makiato e madhe e makiato e vogël”, pasi në çmim janë të njëjta.
Një makiato në Kosovë kushton hiç më pak se një euro gjë për të cilën qytetarët thonë se është çmim i aryeshëm.
Ndërkaq kafja e cila kushton 2 e 50 cent thojnë se është e tepruar ani pse dallon lokacioni se ku gjendesh.
“Ato çmime gjenden në Evropë me rrogat çfare i kanë ata, po apet është shumë për Kosovë”, ka thënë një qytetar.
E në një lokal në Dragodan një makiato e madhe kushton 1.20cent ndërsa makiato e vogël 1.00euro, ndërkaq një shishe ujë natyral kap çmimin prej 1.20 cent.
“Fryerje të çmimeve kanë lokalet të cilat llogariten “luks”, prapa kafeve të vogla ku një makiato e vogël kushton 1.50cent ndërsa makiato e madhe 2.00 euro. /Lajmi.net/