1 i vdekur dhe 3 të lënduar nga aksidenti në Komoran (Video)

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë gjatë mesnatës në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Komoran, transmeton portali DrenicaOnline.

Burimet e DrenicaOnline kanë thënë se një person i moshës 35-vjeç ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore, një më rëndë i cili është nisur drejt Emergjencës në QKUK.

Vdekjen e viktimes e ka konstatuar Dr.Edison Gashi në QMF-Komoran.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë, transneton portali DrenicaOnline.

VIDEO KËTU

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident i cili i ka qenë tejet i rëndë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e aksidentit për tu marr me rastin.

DrenicaOnline do të iu mbajë të informuar…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë