Pensionohet Izet Abdyli

Është pensionuar nga puna Izet Abdyli. Pas me tepër se tri dekada e gjysmë karrierë pune, prej të cilave dy dekada e dhjetë muaj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Abdyli ka marr statusin e pensionistit të parakoshëm, shkruan DrenicaOnline.

Për gjatë tërë këtyre viteve të mbushura me sfida e vështirësi, Abdyli është dalluar për ndershmëri, profesionalizëm e korrektësi.

Postimi i plotë i Abdylit:

NGA SOT PENSIONIST I PARAKOHSHËM

Pas me tepër se tri dekada e gjysmë karrierë pune, prej të cilave dy dekada e dhjetë muaj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, nga sot 1 korrik 2024 mora statusin e pensionistit të parakohshëm. Për gjatë tërë këtyre viteve të mbushura me sfida, vështirësi por edhe dashuri për punën,  jam munduar të punojë ndershmërisht, me profesionalizëm e korrektësi. Për tërë punën e deritashme falēnderoj në radhë të parë familjen time si mbështetësen dhe motivuesen kryesore, pastaj koleget e kolegët e punës, si dhe bashkëpuntorët dhe miqtë e mi të shumtë. Biblioteka është institucioni i fundit ku derdha djersën e punës dhe lashë një pjesë të shpirtit tim. E deshta njësoj si shtëpinë time dhe do ta dua sërish ngase aty me lidhin shumë kujtime të cilat po më dha Zoti jetë ende mund t’i shpalos në një libër të veçantë. Për të gjithë ata që më kanë nderuar e respektuar, nderë e respekt gjithmonë. Për ata që janë munduar me dashje a padashje të më pengojnë e ngatërrojnë, kam aq kurajo  njerëzore sa të iu përgjigjem përmes  maksimës  ,, Fali o Zot se nuk dinë çfarë bëjnë, e nuk dinë çfarë thonë”.

Sinqerisht i juaji,

Izet ABDYLI

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë