Zbulohet pllaka përkujtimore e Isuf Islam Krasniqit në Negroc- dëshmorit të betejës së Kolashinit

Sot, Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, z. Milaim Hajdari dhe drejtorë të Drejtorive komunale morën pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore kushtuar Isuf Islam Krasniqit që ra dëshmor në Betejën e Kolashinit, në vitin 1944.
Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdari përshëndeti të pranishmit në emer të Kryetarit Lladrovci i cili gjendet jashtë vendi, dhe në fjalën e tij vlerësoi lartë përpjekjet e Isufit dhe shokëve të tij në luftën për çlirimin e tokave shqiptare.
Ai u shpreh së gjenerata të tëra të cilët dhanë jetën në sherbim të vendit, janë argumenti më i mirë se shqiptarët një shekull luftë e kurorëzuan lirinë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Përpjekjet shekullore për çlirim dhe gjaku i derdhur bëri që sot vendi të frymojë i lirë, ndërsa UÇK-ja mbetet bërthama e shtetit dhe historisë më të re të Kosovës”, theksoi Hajdari.
Duke vlerësuar lartë figurën e dëshmorit Krasniqi, z.Hajdari tha së kjo gjeneratë e ka obligim që të ruaj kujtimin për deshmorët dhe të respektoj familjet e tyre.
Përfaqësuesit nga komuna e Drenasit vendosën kurora me lule pranë lapidarit të Isuf Islam Krasniqit dhe nderuan me homazge jetën dhe veprën e tij.