Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Fushë Kosovë – VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.
Ndërkohë, sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.