E konfirmon Policia: Personi që u gjet i vdekur tek Sitnica, është 21 vjeçari nga ky fshat i Klinës

Pasditen e djeshme është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti, derisa tregoi që rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Policia konfirmoi për “Jepi zë” se 21 vjeçari është nga fshati Zajm i Klinës ndërsa 3 javë më parë ishte shpallur në kërkim edhe nga Policia e Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë