Djemtë e dëshmorëve me aksion në Drenas: “Besa Besë, mos bli produkte të Serbisë”

I biri i Dr.Hafir Shala, Gentriti se bashku me shokët e tij, po ashti djem të dëshmorëve, kanë organizuar një aksion në Drenas me qëllim bojkotimin e produkteve serbe, transmeton DrenicaOnline.
Ata kanë shpërndarë stikersa në hapësirat publike me mbishkrimin: “Besa Besë, bojkoto produktet serbe.
Postimi i Gentrit Shalës:
Besa Besë, në Drenas me djem të dëshmorëve!
Sot, gjatë një aksioni simbolik shpërndam/vendosëm qindra stikera për bojkotimin e produkteve serbe! Ndonëse një aksion simbolik por me mjaftë domethënie!
Të nderuar vëllezër e motra, në paqe bojkotimi është ndër armët tona më të forta! Me bojkot e dobësojmë armikun dhe japim mesazh të qartë se shqiptaret nuk harrojnë, madje as nuk falin!
Ne ende i kemi te gjalla kujtimet për vuajtjet, vrasjet, masakrat e perdhunimet! Plaga është e freskët dhe nuk mbyllet. Nuk harrohen as nuk falen lotët e Nanave as gjaku i pafajshëm i fëmijëve!
Ne duhet ta qesim në dritë gjakun e derdhur për liri. Duhet ti bëjmë dritë gjithë ato vite në burgje e errësirë. Ne duhet ti bëjmë lot gëzimi, lotët e robërisë! Ne duhet ti bëjmë BOJKOT serbis. 860❌
Bëhu PATRIOT! BOJKOTO armikun! 860❌
Ne jetojmë për të vepruar… Ne nuk falim…!