Lladrovci priti në takim investitorët nga Turqia, ja për çfarë u bisedua

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim Drejtorin e Energjisë në kompaninë “Yildirim Energi”, njëherësh edhe pronar i “Ferronikelit” Mustafa Kurnaz dhe Cemil Acar, zëvendës i Drejtorit gjeneral të “Ferronikelit”.
Temë diskutimi në këtë takim ishte zhvillimi e mëtejmë i gjigantit metalurgjik të Kosovës, “Ferronikeli”, si dhe fillimi sa më i shpejtë i punës së kësaj fabrikës. Njëherësh, krijimin e mundësive të reja për investime në energji.
Kryetari Lladrovci, përgëzoj mysafirët për investimet dhe siguroi Kurnaz dhe Acar se përkrahja do të jetë e plotë dhe me tërë kapacitetet që komuna ka në dispozicion, si për fabrikën, ashtu edhe për kapacitetet e reja për energjinë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Drenasi, si komuna me përformancën me të mirë në nivel vendi, edhe mikpritjen e ka të dëshmuar” tha për fund, kryetar Lladrovci.