Vetura godet një person në këtë fshat të Drenicës

Një person është lënduar dje pasdite në Burojë të Skenderajt, pasi është goditur nga një veturë.
Policia ka njoftuar se viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Skenderajt e më pas në atë të Mitrovicës.
“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e ngarë veturën e tij nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull kosovar, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore merr viktima i cili dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin e Skenderajt dhe më pas transferohet në Spitalin e Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DrenicaOnline/