Mjeku nga Drenasi kërkon të mos bleni ilaqe të Serbisë

Mjeku nga Drenasi, Feriz Bytyçi i është bashkuar thirrjes për të bojkotuar produktet serbe. Ai ka kërkuar nga mjekët të mos përshkruajnë ilaqe serbe, pacientëve që mos ti blejnë dhe barnatorëve që mos i shesin.

Statusi i plotë i mjekut Bytyçi:

STOP BLERJES SË ILAQEVE SERBE.

Unë asnjëherë nuk shkruaj ilaqe serbe,
Po edhe ju asnjëherë mos bleni ilaqe serbe.

Nga ky vend (QMF – Komoran) dhe nga zemra i bëj thirrje;
– Së pari gjithë kolegëve që asnjëherë të mos shkruajnë ilaqe serbe
– Gjithë pacientëve qê asnjëherë të mos blejnë ilaqe serbe
– Dhe gjithë barnatorëve në vend asnjëherë të mos shesin ilaqe serbe.

Ta dëmtojmë së bashku shtetin fashist serb, i cili dje siç na ka vra, masakru e dhunu fizikisht, ashtu edhe sot si po na dhunon politikisht e ekonomikisht.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë