KFOR kryen ushtrim të rëndësishëm në këtë fshat të Drenasit

KFOR ka kryer një ushtrim mjekësor të quajtur “Cavalry Guardian” në zonën e trajnimeve në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Ushtrimi u fokusua në një skenar operacional dhe taktik, duke përfshirë incidente të rënda me vetura, të menaxhuara nga patrullat e KFOR-it.

Stërvitja është realizuar në prani të zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneral brigadierit József SZPISJ ÁK, dhe të shefit të shtabit të KFOR-it, gjeneral brigadierit John BOZICEVIC.

/DrenicaOnline/

FOTO: KFOR

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë