Aksident i rëndë afër Prishtinës, vdes një person 35-vjeç

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Rasti është konfirmuar për DrenicaOnline edhe nga Policia Rajonale e Prishtinës.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës : A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.

Me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë