Aksident në rrugën Drenas-Komoran

Një aksident trafiku ka ndodhur magjistralen Drenas – Komoran, saktësisht në Zabel të Ulët, të Drenasit.
Tri vetura të ndeshura mes vetë janë parë të aksidentuara në mes të rrugës ndërsa për disa minuta ishin krijuar kolona të gjata të automjeteve.
Policia e Drenasit ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me shikimin e vendit të ngjarjes, por ende nuk ka dhënë detaje për rastin.
Në ketë aksident përveq dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, shkruan DrenicaOnline.