Priten vonesa deri në 60 minuta në linjën hekurudhore Prishtinë–Pejë, kjo është arsyeja

Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. ka njoftuar se më 26 tetor 2026 mund të ketë vonesa në qarkullimin e trenave në relacionin Prishtinë–Pejë, për shkak të protestës së paralajmëruar të punonjësve të Infrakos-it.

Sipas njoftimit zyrtar të Trainkos-it, treni i rregullt me numër 4201 do të niset nga stacioni i Prishtinës sipas orarit të paraparë.

Megjithatë, nga stacioni i Fushë Kosovës deri në stacionin e Pejës, udhëtimi pritet të pësojë vonesa prej rreth 60 minutash, si pasojë e rrethanave të krijuara nga protesta.

Trainkos-i ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve për situatën e krijuar, duke i ftuar ata që për çdo paqartësi të përcjellin njoftimet zyrtare të ndërmarrjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕