Driton Ajazi merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Sandokanin në Zvicër: Liria ka emra, histori dhe sakrifica që nuk harrohen

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së në Drenas, Driton Ajazi, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar heroit të kombit, Abedin Rexha- Sandokani, të mbajtur në Winterthur të Zvicrës, transmeton DrenicaOnline.

Ajazi ka shprehur mirënjohje për Këshillin Organizativ, duke vlerësuar angazhimin për nderimin e figurës së Sandokanit, njërit prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit të Brigadës 112 “Arben Haliti” të Zonës Operative të Drenicës.

“Figura e tij na kujton se liria ka emra, ka histori dhe ka sakrifica që nuk guxojnë të harrohen. Prandaj, nderimi për Sandokanin nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, por edhe obligim për të ardhmen”, ka shkruar Ajazi.

Ai ka theksuar rëndësinë e përcjelljes së historisë së luftës çlirimtare te brezat e rinj, duke vlerësuar se heronjtë vazhdojnë të jetojnë përmes lirisë që i kanë lënë vendit.

“Heronjtë nuk jetojnë vetëm në kujtesën tonë, ata jetojnë në lirinë që na lanë dhe në përgjegjësinë tonë për ta ruajtur atë”, është shprehur Ajazi.

Në fund, ai ka përmbyllur mesazhin e tij me nderime për Sandokanin dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕