Driton Ajazi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes nga kreu i PDK-së: Respekti për ju do të mbetet përgjithmonë
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas, Driton Ajazi, ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të partisë.
Përmes një postimi, Ajazi ka shprehur respekt dhe mirënjohje për Hamzën, duke vlerësuar udhëheqjen e tij në një nga periudhat më të vështira për PDK-në, .
“Sot, Kryetar Bedri Hamza, me ndjenjë të veçantë respekti dhe mirënjohjeje, dua t’ju falënderoj për udhëheqjen e PDK-së në një nga periudhat më të vështira të saj. Për mua, ju mbeteni shembull i një lideri që di të udhëheqë me maturi, të përballet me sfida me qetësi dhe të ruajë vlerat e tij edhe në momentet më të vështira”, ka shkruar Ajazi.
Ai ka theksuar se largimi nga një pozitë udhëheqëse nuk e zbeh kontributin dhe respektin për një lider.
“Dorëheqja nga një pozitë nuk e zbeh kontributin, respektin dhe gjurmët që një njeri lë pas. Përkundrazi, ajo na kujton se vlerat e një lideri janë shumë më të mëdha se vetë posti që mban”, ka shtuar ai.
Në fund, Ajazi e ka falënderuar Hamzën për kontributin e dhënë në PDK dhe në Kosovë.
“Faleminderit për gjithçka që dhatë për PDK-në dhe Kosovën. Respekti dhe mirënjohja ime për ju do të mbeten përgjithmonë!”, ka përfunduar Ajazi.



