Ngjarje e rëndë në Komoran, një person ndërron jetë në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komoran të Drenasit, ku një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Sipas informacioneve të para, viktima është një person me inicialet R.A., nga fshati Likoc i Skenderajt, i cili ka ndërruar jetë derisa ndodhej në vendin e punës, në një betonierë në Komoran.

Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e tij.

Për rastin priten informacione të tjera nga organet kompetente, të cilat pritet të sqarojnë rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./DrenicaSot/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕