Sulmohet brutalisht një person në Komoran, Policia arreston njërin nga të dyshuarit
Një person është arrestuar të shtunën, më 17 tetor, në lidhje me një rast të lëndimit të rëndë trupor që kishte ndodhur më 14 tetor 2026, në fshatin Komoran të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë kishte sulmuar fizikisht një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet e rendit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Lëndim i rëndë trupor”./DrenicaOnline/


