“Shpejt na ike, dajë”/ Burim Bujupi me fjalë prekëse pas vdekjes së policit Vehbi Shala
Vdekja e policit nga Drenasi, Vehbi Shala, ka pikëlluar familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Burim Bujupi, ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e familjarit të tij.
“Shpejt na ike, dajë…”, ka shkruar Bujupi në fillim të mesazhit të tij prekës.
“Ikja jote la një dhimbje të madhe dhe një zbrazëti që nuk do të mbushet kurrë. Do të të kujtojmë gjithmonë për mirësinë, dashurinë dhe respektin që na dhurove”, ka shkruar ai.
Bujupi ka vlerësuar gjithashtu kontributin e të ndjerit në Policinë e Kosovës, duke theksuar se do të kujtohet me krenari për shërbimin e tij ndaj vendit.
“Me krenari do ta kujtojmë edhe përkushtimin dhe dinjitetin me të cilin i shërbeve vendit si pjesëtar i Policisë”, ka shtuar Bujupi.
Mesazhin e tij e ka përmbyllur me fjalë prekëse:
“Zoti të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me të mirat e tij. Do të jetosh përherë në zemrat tona.”
Vehbi Shala do të kujtohet për përkushtimin, profesionalizmin dhe shërbimin e tij në Policinë e Kosovës.


