Kanoset një person në Skenderaj, Policia jep detaje për rastin
Një rast i kanosjes është raportuar të shtunën, më 17 tetor 2026, në rrugën “Idriz Rreci” në Skenderaj, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:30, kur një qytetar ka raportuar se është kanosur nga një person tjetër.
Pas raportimit të rastit, Policia ka intervistuar të dyshuarin lidhur me pretendimet e ankuesit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”./DrenicaOnline/


