Paralajmërohen qytetarët e Drenasit: Keni 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit, ndryshe do të ketë ndërprerje
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët e komunës së Drenasit, duke u bërë thirrje që t’i shlyejnë obligimet e papaguara për furnizimin me ujë.
Sipas njoftimit, qytetarët kanë afat 10 ditë për të kryer pagesat e faturave të ujit, në të kundërtën do të përballen me ndërprerjen e furnizimit.
“Ju njoftojmë se keni 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit. Pas përfundimit të këtij afati, konsumatorët që nuk i kanë shlyer obligimet e tyre do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Kompania u ka bërë apel konsumatorëve që pagesat t’i realizojnë brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që të shmangin ndërprerjet e mundshme të furnizimit me ujë.
Ky paralajmërim vlen për konsumatorët e Drenasit që kanë obligime të pashlyera ndaj ujësjellësit.

